
Sot më 30.03.2021 myftiu i Strugës i shoqëruar nga stafi administrativ i myftinisë vizituan fshatin Labunisht. Në fillim investiguan punët në ndërtesën e vakëfit të ri, ndërsa namazin e akshamit e fali në Xhaminë e Poshtme ku u bë edhe shpërndarja e Kuranëve që janë donacion i BFI – së. Për namazin e jacisë myftiu i shoqëruar nga 4 imamët e fshatit Labunisht ishte në Xhaminë e Epërme. Pas namazit ai bisedoi me këshillat e xhamive të fshatit Labunisht dhe në të njëjtën kohë u bë shpërndarja e Kuranëve donacion nga BFI.
Myftiu falënderoi imamët, Këshillat e xhamive dhe xhematin e fshatit për mikëpritjen por edhe për organizimin e jetës fetare në këtë fshat. Lusim Zotin e Madhërishëm që gjithmonë të kenë ndihmën e Allahut në çdo sferë të jetës.

