
Shqipëria ditën e sotme ka arritur në 100 mijë të vaksinuar. Lajmin e ka bërë publik kryeministri Edi Rama i cili shkruan se tashmë 100 mijë jetë janë aktualisht më të mbrojtura.
SOT arritëm 100 MIJË VAKSINIME në total😍 Brenda majit do të kemi arritur të paktën GJYSËM MILIONË të vaksinuar💪
#ThemiAtëQëBëjmë #BëjmëAtëQëThemi #ShqipëriaBuzëqesh🌼”, shkruan Edi Rama.
Poashtu edhe ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë Ogerta Manastirliu thekson se 100 mijë jetë janë aktualisht më të mbrojtura.
“100 mijë të vaksinuar deri sot. 100 mijë jetë më të mbrojtura🙏. Çdo ditë e më shpejt po afrohet drita në fund të tunelit. #ShqipëriaBuzëqesh” shkruan Manastirliu.
Ndërkohë në Shqipërinë dy ditët e vaksinimit masiv janë kryer 30 mijë vaksinime kryesisht tek moshat e treta.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama paralajmëroi se tanimë me sigurimin e dozave të vaksinave mund të kryhen edhe 30 mijë vaksinime në ditë.