Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin kryhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,11 % në raport me vendimin e datës 22.03.2021.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95, EUROSUPER BS -98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulen për 1,00 denar/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) ulet për 1,50 denarë/litër, në raport me çmimet e shitjes me pakicë të përcaktuara me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit nga data 22.03.2021.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,966 den/kg dhe tani do të jetë 34,426 den/kg.

Nga data 30.3.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 66,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 68,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 55,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 44,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 34,426 (denarë/kilogram).

Në periudhën e kaluar shtatëditore çmimet referente në bursat botërore mesatarisht shënojnë ulje: te benzina për 4,255 %, te nafta për 5,212 %, te vaji ekstra i lehtë për 5,258 % dhe te mazuti për 4,219%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i lartë për 0,457%.