Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe si dhe një delegacion i përbërë nga kori diplomatik dhe përfaqësues të OBSH-së, UNICEF dhe OKB mëngjesin e sotëm në Aeroportin e Shkupit kanë pranuar dërgesën e parë me vaksina kundër Covid-19 nga COVAX mekanizmi, transmeton Alsat. Dërgesa e parë përfshin rreth 24 mijë doza të vaksinave nga kompania Astra Zeneca.
Në vendin tonë deri më tani janë vaksinuar 6.940 persona, kryesisht punonjës shëndetësorë. Vendi deri më tani ka arritur të sigurojë nga Rusia tremijë vaksina Sputnik V dhe tetëmijë vaksina të kompanisë Pfizer/BionTech, si donacion nga Serbia. Autoritetet serbe së fundmi kanë dhuruar edhe 100 doza të vaksinës Astra Zeneca për vaksinimin e gazetarëve, Ndërsa gjatë ditës së djeshme dhe sot vazhdon vaksinimi në Beograd dhe Nish për qytetarët që kanë caktuar termine dhe për odat ekonomike.