Gjermania po blindon kufijtë dhe po rrit vigjilencën pas paralajmërimit të Institutit për Shëndetin Publik Robert Koch se vendi mund të përballet me 100,000 infektime në ditë nëse vala e tretë e pandemisë së koronavirusit nuk kontrollohet.
BBC shkruan se kontrollet rastësore dhe testimet e detyrueshme do të nisin së zbaturi në kufi me Francën.
Testet negative do të kërkohen po ashtu për secilin që arrin në aeroportet e këtij shteti, nga dita e martë.
Zyrtarët frikësohen se vala e tretë mund të jetë më vështirë e parandalueshme, në krahasim me dy të parat, ndërsa aktualisht numri i të infektuarve arrin në 20,000 në ditë.
Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn ka paralajmëruar se nëse situata nuk kontrollohet, “ne përballemi me rrezikun e mbingarkimit të sistemit tonë shëndetësor në muajin prill”.
Gjermania është një prej vendeve të Bashkimit Evropian, ku numri i të infektuarve me koronavirus është rritur shpejt këtë javë.
Në Gjermani, rreth 10 për qind e të rriturve kanë marrë dozën e parë të vaksinës.