Takim Xhaferi – Zaev: Kuvendi është institucioni i qytetarëve dhe duhet të përmbushë kërkesat e tyre

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi realizoi takim me Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pak kohë para fillimit te Seancës plenare për Pyetje deputetësh.

Në takim u shqyrtuan të gjitha aspektet procedurale të funksionimit të Kuvendit dhe mbi atë baze lihen në shqyrtim te procedurave paralаmentare.

“Konstatimi ynë i përbashkët është se debati parlamentar mbetet ne Kuvend edhe atë mes Grupeve parlamentare dhe subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend dhe aty duhet të vazhdon dhe të gjehen zgjidhje adekuate procedurale për të vazhduar punën në Kuvend.

Kjo është kështu per arsye se, konstatimi ynë i përbashkët është se Kuvendi është institucioni i qytetarëve dhe është obligim i njëjtë si i deputetëve të pozitës, ashtu edhe i deputetëve të opozitës, në kontekst të pjesëmarrjes në punimet e Kuvendit në përputhje me Rregulloren për punë. Me shpresë se do të vazhdojmë me koordinimet e rregullta dhe ad hok, mendoj se do i gjejmë zgjidhjet e duhura të përbashkëta në dobi të qytetarëve, që të vazhdojë me punë Kuvendi dhe ti përmbushë kërkesat e qytetarëve në kontekst me krizën dhe pasojat e krizës mbi jetën e tyre në përgjithësi”, thuhet në kumtesën e përbashkët.