
AXHENDA-Debat Publik i organizuar nga Universiteti Ndërkombëtar në Strugë
“Regjistrimi i Popullsisë në RMV (1-21 prill 2021)”
Tematika e këtij debati ka për qëllim të evidentojë sfidat dhe momentet kritike për zbatimin e regjistrimit të popullsisë në RMV, si të dhëna konfidenciale që do shfrytëzohen për qëllime statistikore që konsiderohen të një rëndësie themelore për procesin e vendimmarrjes në një shoqëri. Të dhënat e grumbulluara do t’i nënshtrohen një mbrojtjeje të veçantë që do të sigurohen në të gjitha fazat e regjistrimit (përmbledhja, kontrollo vendosja, përpunimi dhe përhapja) në përputhje me dispozitat e Ligjit të regjistrimit, Ligjit për statistikë shtetërore dhe rregullave në fushën e mbrojtjes të të dhënave personale. Ky mision i rëndësishëm në të cilin kalon vendi ynë do të diskutohet nga personalitete të shquara në fushën politike, akademike dhe biznesit, me çka do të bëhet më e qartë mëntra e implementimit në praktikë nga aktorët e përfshirë në proces.
-Ndër përfitimet e këtij Debati publik radhiten:
-Rekomandime dhe sygjerime graduale/progresiste
-Prononcimi i mendimeve dhe qëndrimeve lidhur me çështjet e përcaktuara për diskutim nga personalitete të botës akademike, politike ose të biznesit
-Rëndësia e vendosjes të standardeve në debate publike që do nxisin rritjen e nivelit të komunikimit dhe debatimit për tema të interesit publik.
Nëntemat që kund të jenë objekt diskutimi nga të ftuarit:
-Momentet kritike dhe periudha e zbatimit të regjistrimit 1-21 prill 2021
-Përfitimet nga realizimi i regjistrimit të popullsisë dhe besueshmëria
-Ndikimi i regjistrimit të popullsisë në mardhëniet ndëretnike në RMV
-Sfidat dhe rëndësia e regjistrimit të Diasporës
Të ftuar:
-Znj.Arbana Pasholli -Deputete në Parlamentin e RMV-së
-Doc.Dr.Jeton Shaqiri -Ministër për shoqëri informatike dhe Administratë
-Doc.Dr.Ramis Merko -Kryetar i Komunës së Strugës
-z.Ilmi Selami -Zv.Drejtor i Entit Shtetëror për statistikë
-Prof.Dr.Mersim Maksuti -Profesor në Fakultetin e Shkencave Juridike pranë UNS
-Prof.Dr.Sejfulla Osmani -Profesor në Fakultetin e Shkencave Juridike pranë UNS
-Prof.Dr.Ruzhdi Matoshi -Profesor në Fakultetin e Shkencave Ekonomike pranë UNS
-Prof.Dr.Shpëtim Cami -Dekan i Fakultetit të Shkencave Politike pranë UNS
-Suela Kapo -Përfaqësuese e Unionit Studentor-IUS Vision pranë UNS
Debati do të zhvillohet më datë 26.03.2021 (e premte), me fillim në ora 13:00 në objektin e Universitetit Ndërkombëtar Strugë.

