22 vjet bëhen sot që nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër forcave policore të Serbisë dhe Malit të Zi.
Në orën 20:00 kishin filluar sulmet, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para.
Urdhërin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë presidentit i SHBA-së, Bill Clinton.
Sulmet e NATO-s zgjatën 78 ditë.
Bombardimet filluan pas aksioneve të shumta të forcave serbe, djegieve dhe dëbimeve masive në vitin 1998 dhe pas dështimit të Konferencës së Rambujesë për një marrëveshje paqësore me Beogradin.
Sulmet e NATO-s ndaj forcave serbe u ndërprenë më 10 qershor 1999, pasi një ditë më parë u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës, me të cilën presidenti i atëhershëm i Republikës Socialiste të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, pranoi t’i tërheqë trupat nga Kosova.