Shteti nuk i lejoi farmacitë vendase të përdorin lidhjet e tyre për të siguruar vaksina kundër Covid-19 më shpejt, tha pronari i farmacisë “Zegin”, Blagoja Mehanxhiski.
“Ne kemi një ekip shumë të dobët në nivelin edhe të Ministrisë që mund të formojë një indeks parashikimi, si do të lëvizë. Ne jetojmë nga paraqitja në skenë e një ministër në tjetrin. Shteti nuk lejoi që kompanitë e barnave të prokurojnë barna. Për shkak se barnat nuk prokurohen vetëm direkt përmes fabrikës, kemi dhe lidhje tjera.Ne jemi duke pritur, dhe ne nuk duam të injorojmë iniciativën shtetërore, ne e mbështesim atë.Ne mundemi dhe tani të marrim vaksina” u shpreh bindshën Mehanxhiski në intervistë për emisionin “Trling”, transmeton News33.
Maqedonia ende nuk ka datë të saktë se kur do të filloj në mënyrë masive vaksinimi dhe nuk dihet se çfarë lloj vaksinash do të mbërrijnë së pari. Vendi deri më tani ka marrë një numër të vogël të vaksinave me të cilat filloi imunizimi i punonjësve shëndetësorë.
Vendi mori vaksinat Pfizer nga Serbia dhe 3,000 vaksinat nga prodhuesi rus Sputnik V.
Procesi i ngadaltë i vaksinimit është kritikuar edhe nga publiku.