Një grup shkencëtarësh nga vende të ndryshme të botës besojnë se janë duke u shtuar dëshmitë që sëmundje Covid-19 mund ta shkaktojë diabetin te disa pacientë.
Profesori Francesco Rubino nga King’s College në Londër është duhe i prirë thirrjes për një hulumtim të plotë për lidhjen e mundshme mes këtyre dy sëmundjeve, shkruan The Guardian.
Pasi vërëjtën shtim të rasteve me diabet të tipit 1 dhe 2 te personat e infektuar me koronavirus, disa mjekë madje po e shqyrtojnë mundësinë që virusi, duke e penguar metabolizmin e sheqerit, do të mund të shkaktojë një tip krejtësisht të ri të diabetit.
“Gjatë muajve të fundit, kemi parë më shumë raste të pacientëve që janë prekur nga diabeti gjatë kohës kur kanë qenë me Covid-19 pse pak pas kësaj. Kemi filluar të mendojmë se lidhja ndoshta është e vërtetë. Ekziston një mundësi që virusi të shkaktojë keqfunksionim të metabolizmit të sheqerit”, tha Rubino.
Megjithatë, ai theksoi se nëse ekziston një lidhje biologjike mes sëmundjeve, do të jetë vështirë që ajo të vërtetohet pa një bazë thelbësore të të dhënave. “Ne kemi thënë se ia vlen të nis një hulumtim, sepse ky mund të jetë një problem i konsiderueshëm, duke e marrë parasysh madhësinë e pandemisë”, shtoi profesori.
Pacientët që janë prekur nga diabeti para se të infektohen me koronavirus kanë rrezik më të madh për të përjetuar ndërlikime serioze nga Covid-19 dhe në Britaninë e Madhe janë në listën e grupeve me prioritet për t’u vaksinuar.
“Në mendjen time nuk ka dyshime. Covid-19 është qartazi një shkaktar i diabetit të ri, por ne ende nuk i kuptojmë plotësisht dy gjëra: e para, magnitudën dhe e dyta, cilat nga gjërat për të cilat kemi ngritur hipoteza janë në mesin e faktorëve kryesorë”, tha Paul Zimmet, profesor i diabetit në Universitetin “Monash” në Australi.