
Nga Qeveria njoftojnë se sot më datën 19.03.2021 (e premte) në orën12:00 do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me zëdhënësin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha.
Në konferencën për shtyp do të jenë edhe Aleksandar Vidinovski nga Ministria e Drejtësisë dhe Jasmina Gjorgieva nga Enti Shtetëror i Statistikës.
Tema e konferencës për shtyp është ecuria e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave, aktivitetet që janë në vijim, si dhe pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë së diasporës.