
Deri më tani janë REGJISTRUAR gjithsej 82 mijë banorë të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët për momentin jetojnë dhe veprojnë në mërgatë. Kështu ka shkruar në faqen e tij në facebook, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi.
Sipas Grubit bazuar në të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar mbi 5 mijë qytetarë tanë nga DIASPORA.
Tashmë procesi i vetë-regjistrimit të popullsisë nga diaspora po vijon pa probleme, janë tejkaluar të gjitha problemet teknike të cilat u shfaqën në fillim.
Deri më sot, 19 mars, nga diaspora gjithsej janë vetë-regjistruar mbi 82 mijë bashkëqytetarë tanë, ku numri më i madh i tyre janë nga Zvicra mbi 26 mijë, pastaj nga Gjermania rreth 19 mijë, vijon Italia ku janë vetë-regjistruar mbi 10 mijë qytetarë.