BARASNATA PRANVERORE…
(12 orë dritë, 12 orë errësirë)
PRANVERA
E shtunë, 20 mars 2021, stina e pranverës, ora 10:37…
Fillimi zyrtar i një stine vendoset në bazë të pozicionit të tokës me diellin. Pranvera astronomike fillon ditën e ekuinoksit (barasnatës). Fjala equinox rrjedh nga latinishtja “equi noctis” dhe do të thotë “natë e barabartë”, e barabartë me ditën, nënkuptohet. Kjo ndodh dy herë në vit. Ekuinoksi pranveror dhe ekuinoksi vjeshtor (barasnata e vjeshtës) që ndodh në shtator.
“TI MUND T’I KËPUSËSH TË GJITHA LULET, PO KURRË NUK MUND TA NDALOSH PRANVERËN.” – Pablo Neruda