
Në takimin mes zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani është folur për ndërtimin e rrugës Tetovë – Prizren.
“Përfshirë rrugën Prizren – Tetovë, pikën kufitare të përbashkët, heqjen e kufirit në Bllacë, gasifikimin e përbashkët, qendrën e përbashkët turistike në Brezovicë dhe në Kodrën e Diellit, si dhe një sërë marrëveshjes bilaterale”, ka deklaruar Grubi pas takimit me Osmanin.