
Sistemi i të dhënave i EVN Maqedoni nuk njeh nacionalitet. Në përputhje me veprimtarinë e kompanisë, sistemi ka të dhëna mbi konsumin e energjisë elektrike për çdo konsumator veçmas, thuhet ndërkohë në reagimin e kompanisë EVN.
“Përparësia e konsumatorëve të cilët i posedojnë orëmatësit e rinj është se leximi bëhet me anë të pajisjes, e me këtë eliminohet çfarëdo gabimi njerëzor. Procesi i zëvendësimit të orëmatësve të vjetër me të rinj është në realizim e sipër. EVN ka detyrim ligjor që t’i ndërrojë orëmatësit e të gjithë konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e kompanisë energjetike.