
Një person ka humbur jetën në rrugën magjistrale Strugë-Dibër, në afërsi të fshatit Veleshtë. Rasti konfirmohet edhe nga policia.
Viktima ka qenë këmbësor, i cili për një moment ka pësuar një krizë epilepsie, ku më pas është goditur nga një makinë, goditje e cila rezultoi fatale.
Për më shumë informacion pritet reagimi zyrtar i policisë./Struga Post