24 viktima dhe 1293 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.094 teste të kryera janë regjistruar 1.293 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 339 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 24 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 115.222 raste, prej të cilëve 99.015 janë shëruar, kurse 3.388 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 12.819 raste aktive .

Vetëm në Shkup janë regjistruar 626 raste të reja, 88 në Prilep, 28 në Kumanovë, 46 në Tetovë, 48 në Gostivar, 48 në Kavadar, 41 në Shtip, 60 në Veles, 48 në Manastir, 34 në Ohër, 33 ë Strumicë, 23 në Koçani, 36 në Negotinë, ndërsa në vendet tjera ka më pak se 20 të infektuar.