Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen që mbajti sot plotësoi vendimin paraprak me çka udhëtarët do të mund ta kalojnë kufirin dhe të kthehen në shtëpitë gjatë orës policore.
“Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është vërtetuar përfundimi i Shtabit të Covid-19 për plotësim të lëshimeve për ndalesës së lëvizjes, me çka shtetasit e huaj të cilët kanë leje qëndrim në vend, dhe të cilët hyjnë në vend gjatë periudhës kur është aktive ndalesës për qarkullim, apo kanë dalë nga shteti para se të shpallet kufizimi i lëvizjes, mund të kthehen në shtëpitë e tyre“, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Ndryshe, që nga 10 marsi, kur në vend hyri në fuqi sërish ora policore nga ora 22:00 deri në orën 05:00. Shumë qytetarë u ankuan se kanë mbetur të bllokuar me familjet për shkak se nuk janë lejuar të kalojnë kufirin për shkak të orës policore.