Maqedonia përmes COVAX pritet që të marrë mbi 100 mijë vaksina të “AstraZeneca”

Nga Organizata Shëndetësore Botërore thonë se Maqedonia do të merr 100.800 vaksina nga kompania “AstraZeneca” përmes mekanizmit COVAX.

Ata shtojnë se për koha e arritjes së vaksinave do të bëhet publike gjatë ditëve në vijim.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se Maqedonia ka përmbushur të gjitha kushtet për marrjen e vaksinave dhe se në kohë është bërë pagesa. Sipas njoftimeve, gjatë javëve të ardhme pritet të arrijnë vaksinat përmes mekanizmit Kovaks, por deri tani nuk ka datë të saktë.

Ndryshe, sipas informacioneve të autoriteteve shëndetësore, Maqedonia ka porositur 833.000 vaksina përmes këtij sistemi.