Fotot që tregojnë se si Covid-19 ka ndryshuar udhëtimin

Ka qenë një vit surreal për udhëtimet, si pasojë e pandemisë së COVID, ku u ndaluan fluturimet, u mbyllën muzetë e hotelet dhe destinacionet më të zhurmshme nga Parisi në Phuket, Islandë, u bënë qytete fantazmë.

Askush nuk mund t’i harrojë fotot e piazave të famshme italiane të boshatisura, pasi u bë një nga kombet e para evropiane që u bllokuan si pasojë e virusit.

Apo fotot e aeroporteve me avionët e parkuar, që dikur kryenin me dhjetëra fluturime në ditë.

E ndërsa lajmet e fundit mbi vaksinat po sjellin shpresë për sezonin turistik të verës që po afron dhe për mundësinë për të bërë pushime kudo në botë, udhëtimi është transformuar tërësisht.

Megjithatë, sërish në mendjen e të gjithëve ne, mbeten disa foto dramatike që tregojnë një vit surreal të udhëtimeve.