Ulja e tensionit të gjakut është mirë në rastet kur ai është shumë i lartë. Por, nëse ai ulet shumë, mund të dëmtojë zemrën, sugjeron një studim i ri.
Në studimin që iu bënë më shumë se 11 mijë njerëzve, të rriturit me presion diastolik nën 60 mm HG ishin 49% më të rrezikuar të pësonin ndonjë sëmundje në zemër, si atak në zemër, krahasuar me personat që e kishin presionin diastolik mes 80-89 mm HG.
Ata ishin gjithashtu 32% më të rrezikuar të vdisnin nga çdolloj sëmundje në 20 vitet e ardhshme.
Hulumtuesit shkencorë nuk janë të sigurt se çfarë e shkakton këtë lidhje, megjithatë ata kanë zbuluar se individët me presion diastolik nën 60 mm Hg kanë gjithashtu përqendrime të vogla të një proteine të caktuar të muskujve të zemrës në qarkullimin e gjakut.
Kjo proteinë tregon për pakësim të rrjedhjes së gjakut në arteriet koronare, duke çuar kështu në dëmtim të muskujve të zemrës, tregon hulumtuesit shkencor John William McEvoy.
Ndoshta duhet të shqetësoheni për presionin e ulët diastolik vetëm nëse keni probleme të tjera me zemrën, si arterie të bllokuara, ose presion sistolik mbi 140 mm HG.
Kjo ndodh sepse këto probleme mund të përbëjnë efektet e presionit të ulët diastolik në dëmtimin e zemrës, duke e përkeqësuar edhe më shumë gjendjen.
Prandaj, nëse po merrni mjekime për të ulur tensionin e gjakut, konsultohuni me një mjek që t’i monitorojë rregullisht nivelet e tensionit. Nëse ulja e presionit sistolik çon në uljen më shumë seç duhet të presionit diastolik, mjeku duhet t’u japë dozën e mjekimeve derisa të arrihet një nivel mesatar i tyre.