Gjermania, Franca dhe Italia kanë ndaluar sot shpërndarjen e vaksinës Oxford-AstraZeneca, pas zinxhirit të incidenteve në Europë që përfshijnë mpiksjen e gjakut.
Ata bashkohen me disa kombe më të vogla europiane të cilët kanë ndaluar vaksinimet si një masë paraprake, deri sa të bëhen kontrollet e nevojshme.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se nuk ka prova që incidentet janë shkaktuar nga vaksina. Ajo tha se po shqyrtonte raportet, ndërsa theksoi rëndësinë e vazhdimësisë së vaksinimit. Është një praktikë e mirë për të hetuar efekte të mundshme anësorë, shtoi OBSH-ja.
Ka pasur një numër qytetarësh europianë që kanë provuar mpiksjen e gjakut pas injektimit të vaksinës AstraZeneca. Sidoqoftë, ekspertët thonë se numri i mpiksjeve të gjakut të raportuara pas vaksinës nuk ishte më shumë sesa ato të raportuara zakonisht në popullatën e përgjithshme.
Rreth 17 milion njerëz në BE dhe Mbretëri të Bashkuar kanë marrë një dozë të vaksinës, tha AstraZeneca, duke lënë menjanë 40 rastet e raportuara për efekte anësore.
Çfarë masash po merren?
Ministria e Shëndetësisë në Gjermani njoftoi të hënën se do të ndalojë vaksinën Oxford-AstraZeneca, me rekomandimin e Institutit Paul Ehrlich (PEI).
“Sfondi i këtij vendimi ndjek raportet e reja të rasteve të trombozës së venës cerebrale të lidhur me një vaksinim AstraZeneca”, – tha ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn.
“Në dritën e këtyre rasteve të raportuara rishtazi, Instituti Paul Ehrlich rivlerësoi sot situatën dhe rekomandoi një pezullim të vaksinimeve dhe analiza të mëtejshme.”
Ai tha se vendimi nuk ishte “politik”. “Të gjithë ne jemi shumë të vetëdijshëm për pasojat e këtij vendimi dhe nuk e morëm lehtë këtë vendim”, shtoi Spahn.
Një reagim ka ardhur edhe nga presidenti francez Emmanuel Macron. Ai tha se Franca e ndalon injektimin e vaksinës britanike derisa të jepen këshilla të reja nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA) të martën pasdite.
“Ne kemi një udhëzues të thjeshtë, për t’u informuar nga shkenca dhe autoritetet kompetente të shëndetit dhe për ta bërë atë si pjesë e një strategjie europiane”, – tha Macron.
Lexo edhe : Në Fier s’ka më vaksina, ankohen të moshuarit: Po sorollatemi kot
Agjencia italiane e ilaçeve u prononcua për mediat me një deklaratë të ngjashme, teksa theksoi se mbetet në pritje të vendimit të EMA.
Italia dhe Franca e morën vendimin për të ndaluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca një ditë pasi Hollanda bëri të njëjtën gjë. Pezullimi në këtë shtet do të zgjasë të paktën deri më 29 Mars.
Irlanda, Danimarka, Norvegjia, Bullgaria dhe Islanda gjithashtu kanë ndaluar përkohësisht injektimet me doza të AstraZeneca, ndërsa Republika Demokratike e Kongos dhe Indonezia kanë shtyrë fillimin e shpërndarjes së tyre.
Disa vende europiane, përfshirë Austrinë, e kanë pezulluar përdorimin e vaksinës në grupe të caktuara, gjithmonë si një masë paraprake.
Tajlanda njoftoi se do të fillojë vaksinimin të martën, ndërsa kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se ekspertët e shëndetit e kanë siguruar se të gjitha vaksinat që administrohen në vend, përfshirë AstraZeneca, janë të sigurta.
Çfarë thonë OBSH dhe ekspertët e tjerë?
Zëdhënësi i OBSH-së Christian Lindmeier tha se po hetohen raportet. “Sapo OBSH të ketë marrë një kuptim të plotë të këtyre ngjarjeve, gjetjet dhe çdo ndryshim i pamundur i rekomandimeve aktuale do t’i komunikohen menjëherë publikut”, u shpreh ai.
“Që nga sot, nuk ka asnjë provë që incidentet janë shkaktuar nga vaksina dhe është e rëndësishme që fushatat e vaksinimit të vazhdojnë në mënyrë që të mund të shpëtojmë jetë dhe të nxjerrim sëmundje të rëndë nga virusi.”
Shoqata Evropiane e Mjekëve – e cila gjithashtu po kryen një rishikim të incidenteve të mpiksjes së gjakut – tha se vaksina mund të vazhdojë të administrohet.
Rregullatori i ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar tha se provat “nuk sugjerojnë” goditje që shkakton mpiksje, pasi u bëri thirrje qytetarëve të marrin vaksinën kur u kërkohet ta bëjnë.
Profesori Andrew Pollard, drejtori i grupit të vaksinave të Oksfordit, tha për programin “Today” të BBC-së se kishte “prova shumë siguruese se nuk ka rritje të një fenomeni të mpiksjes së gjakut në Mbretëri të Bashkuar.”