Prezantohet platforma elektronike për turizmin në RMV, vlerësohet si mundësi e mirë për turistët vendor dhe të huaj

Qeveria në bashkëpunim me Lidhjen e odave ekonomike prezantoi elektronike për turizëm “Udhëzuesi turistik maqedonas” (www.tourism.mk), për të ofruar më shumë zgjidhje për turistët e huaj dhe vendor.

“Bëhet fjalë për zgjidhje inovative, të mençur dhe digjitale, e cila turistëve vendas dhe të huaj do t’i mundësojë një numër të madh të shërbimeve”, raportojnë nga Qeveria, duke sqaruar që aty do të publikohen kapacitetet hotelerike dhe për qëndrim, si dhe vendet kulturore që mund të vizitohen gjatë udhëtimit.

Raportohet që ky është një nga projektet e financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e RMV-së, mbështetur teknikisht nga Banka Botërorë në Shkup. Ndërkohë, kjo platformë deri më tani është vizituar 300 mijë herë, ndërsa është shkarkuar mijëra herë.

“Sipas të dhënave statistikore për vitin e kaluar, si rezultat i pandemisë, në periudhën janar-dhjetor të vitit 2020, në raporto me periudhën e njëjtë të vitit 2019, numri i turistëve është zvogëluar për 60.5”, deklaroi Danella Arsovska nga Lidhja e odave ekonomike, duke vlerësuar se platforma është praktike përmes aplikacionit web dhe në mobil, bazuar në Sistemin informacionit gjeografik (SIG).

Ndryshe, Maqedonia e Veriut në janar të vitit 2021 ka regjistruar rënie të numrit të turistëve për 49.2% ë krahasim me janarin e vitit 2020, ndërsa në muajin nëntor të vitit 2020, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019, është regjistruar rënie për 66.6%.

Maqedonia e Veriut në periudhën janar-tetor në vitin 2019 u regjistruan 1,059,037 turistë, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit 2020 vetëm 414,824 turistë.