
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, ka bërë thirrje për kujdes maksimal nga Covid-19, pasi spitalet janë stërmbushur me pacientë dhe nuk ka vende të lira, përcjell News-TV.
Ja postimi i tij i plotë:
Përderisa spitalet janë të stërmbushura me pacientë që trajtohen nga komplikime me Covid 19, e bile as edhe në spitale private vështirë të gjesh vend të lirë, në lokale e kafene ahengu ska të ndalë.
Ky moskujdes do të na kushtoj.
Kujdes, kujdes, kujdes, sa nuk është shumë vonë!