Xhemi Hajredini nderohet me çmimin “Pena Alpine”

Në Ditën e 7 Marsit, “Gazeta e Alpeve”- gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike, ka vlerësuar e nderuar mësues dhe ish-mësues nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Lugina e Preshevës e Sanxhaku, Maqedonia e Veriut dhe Mërgata Shqiptare, me Çmimin “Pena Alpine”, me motivacionin “Për kontributet shkrimore” në faqet e kësaj gazete, përgjatë katër viteve të botimit të saj.

XHEMI HAJREDINI, Magjistër i diplomacisë; poet e publicist, studiues, zv/kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” për Maqedoninë e Veriut; specialist për kulturën e arsimin në Komunën e Strugës; ka botuar libra për diplomacinë dhe me poezi; ish Profesor i Universitetit të Evropës Juglindore-Tetovë e UNS; autor me disa libra të botuar me poezi etj; autor me disa shkrime studimore, publicistike, me poezi e shenime për librat të botuar në faqet e “Gazeta e Alpeve”; u nderua me Çmimin “Pena Alpine”.

Në kushtet e Pandemisë globale, Çmimi “Pena Alpine”, sipas rastit e bashkërendimeve, “Gazeta e Alpeve” do iu dërgohet me “Posta Shqiptare” në adresat përkatëse ose do të priten evente të ndryshme në varësi me kushtet e krijuara nga masat e lehtësirat e situatës Kovidiane.