
Gjatë 24 orëve të fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë kryer 4.373 teste, prej të cilave 1031 kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar gjithsejtë 241 pacientë, derisa 20 të tjerë kanë humbur betejën me Kovid-19.