
Në një shfaqje të bashkëpunimit ushtarak në Mesdheun Lindor, Qipro mori pjesë në manovra të përbashkëta me marinën e Izraelit, Greqinë, SHBA-në dhe Francën, duke praktikuar luftëra anti-nëndetëse, operacione kërkimi dhe shpëtimi.
Stërvitjet vjetore të kryera në 7-11 mars ishin pjesë e stërvitjes Noble Dina 2021 dhe përfshinin anije detare dhe helikopterë.
“Republika e Qipros mori pjesë në të gjitha fazat e stërvitjes me një anije dhe helikopter. Qendra e Koordinimit të Kërkimit dhe Shpëtimit mori pjesë”, tha Ministria Qipriote e Mbrojtjes të premten.
Stërvitja e pritur nga Izraeli u zhvillua në Mesdheun Lindor dhe pjesën jugore të Detit Egje. Pjesa më e madhe e stërvitjes merrej me luftën nënujore, situatat e shpëtimit dhe mbrojtjen ajrore. Izraeli merr pjesë rregullisht në stërvitje ushtarake me Shtetet e Bashkuara, Qipron dhe Greqinë. Ishte hera e parë që Franca mori pjesë në stërvitjen detare, e cila vjen në mes të tensionit të shtuar në Mesdhe për pretendimet për energji.
Por mediat turke e kanë konsideruar këtë veprim si një kërcënim të drejtpërdrejt ndaj sovranitetit të Turqisë në Egje.
Turqia ka blerë sistemet raketore S-400 nga Rusia, ndërsa kanë një marrëveshje edhe për ndërtimin e një centrali bërthamor, gjë që tregon afërsinë mes këtyre shteteve, tashmë rivale të SHBA-ve.

