Prishet rendi dhe qetësia publike në rrugën “Risto Krle”-Strugë

Më 11.03.2021 në ora 12:15, në Njësinë për Punë të Brendshme Strugë, u raportua për prishjen e rendit dhe qetësisë publike , e cila ndodhi në rrugën “Risto Krle” në Strugë, me thirrje dhe sjellje të pahijshme nga J.P. tek O.P (71), të dy nga Struga. Kundër shkelësit, Njësia për Punë të Brendshme Strugë do të ngrejë paditë e duhura . SPB -Ohër Zëdhënëse e SPB Ohër Merlina Islami