Dita e parë e orës policore shënoi vetëm 12 raste të shkeljes së saj. Nga Ministria e Brendshme thonë se plani operativ për këtë masë dy javore nuk do t’i ngarkojë shumë njësitë policore, pavarësisht se ato janë shpërndarë në çdo qosh të vendit, përfshi edhe pa*trulla të lëvizshme të forcave të rendit he ngritjes së post*blloqeve të tyre. Sipas MPB-së, nuk do të ketë asnjë to*lerim ndaj të gjithëve që shk*elin orën policore, veç rasteve që do të paraqiten paraprakisht në polici, për ndihmë urgjente shëndetësore.
“Gjatë 24 orëve të fundit gjithsej 12 persona kanë shkelur orën policore, që ka nisur nga mbrëmja e djeshme, respektivisht nga ora 22:00 deri mëngjesin e sotëm, gjegjësisht deri në orën 05:00. Brenda 24 orëve të fundit janë sa*nksionuar 408 qytetarë për mos-mbajtje të maskës. MPB bën thirrje që të respektohen të gjitha masat për të parand*aluar përhapjen e CoVid-19” njofton MPB-ja.