Në mbarë territorin e Maqedonisë së Veriut prej orës së 22:00 ka filluar ora policore e cila do të zgjatë deri në ora 05:00 të mëngjesit. Kjo është nata e dytë, ndërkaq sipas vendimit qeveritar, e njëjta do zgjatë deri më 22 mars.
Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se në natën e parë, 12 persona nuk e kanë respektuar orën policore, gjegjësisht ndalesën për lëvizje.
“Mbrëmë, një pjesë e udhëheqësisë së MPB-së, e udhëhequr nga ministri Oliver Spasovksi, ka bërë vëzhgim në zbatimin e kufizimit të lëvizjes në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Veles dhe qytete tjera. Janë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme, kontrolli i kufizimit të lëvizjes të zbatohet sipas vendimit të Qeverisë”, njoftoi MPB.