Struga Trim Lum u ndal me barazim 1-1 në terrenin e skuadrës së Vardarit. Nijas Lena beson se sfida duhej të mbyllej në momente ku skuadra vendase ishte e çorientuar.
“Ndeshjen e sotme e filluam shumë mirë, kaluam në avantazh ku pjesa e parë foli për ne, por kishim mundësi ta mbyllim ndeshjen kur ekipi Vardarit ishte i çorientuar. Pastaj pjesa e dytë i takoi kundërshtarit, pas një tërheqje totale të ekipit tonë, ku nuk u treguam të aftë ta ruajmë avantazhin. Mendoj se rezultati final i kësaj ndeshje është i realt për atë çka dhanë të dyja skuadrat në fushë. Merituam atë që dhamë sot, ashtu që duhet të jemi të kënaqur me pikën e marrë”, është shprehur Nijas Lena për faqen zyrtare të klubit strugan.
Aktualisht Struga Trim Lum ndodhet në pozitën e katërt, ndërkohë dëshira e tyre është që këtë vit të prekin garat evropiane. Fazën e tretë të sezonit, Struga Trim Lum e nis me sfidēn kundër Renovës.