
Sapo ka përfunduar takimi në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, ndërmjet Vardarit dhe Struga Trim Lum.
Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1 me 1.
Të parët në avantazh kaluan struganë me golin e Ristevskit nga pika e bardhë e 11 metërshit, ndërsa vendasit barazuan rezultatin ne pjesën e dytë me golin e Petkovskit.
Struga me këtë barazim mbetet në vendin e 4 në tabelë me 33 pikë të grumbulluara.