Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së sotme ka dhënë detaje shtesë rreth aksioneve policore për të cilat raportoi Alsat gjatë ditës së djeshme. MPB konfirmon se janë zhvilluar dy aksione kundër trafikimit të lëndëve narkotike, nga ku janë arrestuar tre persona, transmeton Alsat. Autoritetet njoftojnë po vazhdon matja e marijuhanës së konfiskuar, ndërsa sipas informacioneve fillestare.
Në aksionin e zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme në vendkalimin kufitar në “Bogorogdicë” është arrestuar një person, ndërsa është kapur janë kapur rreth 500 kg marijuhanë që kishin për destinacion përfundimtar Turqinë.
“Është ndërprerë ndërpreu një kanal ndërkombëtar për transportimin e marihuanës nga Kosova përmes Maqedonisë s; Veriut dhe Greqisë për në Turqi, deri më tani 424 kilogram marijuanë janë kapur (matur) ndërsa një person është arrestuar. Marihuana e sekuestruar në tregun e drogës në Turqi vlerësohet të arrijë një çmim prej mbi një milion euro. Po përgatitet padi padi penale kundër 47-vjeçarit D.N.nga Shkupi”, tha mes tjerash zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.
Ndërsa në aksionin tjetër të zhvilluar në afërsi të kufirit me Greqinë, respektivisht në rajonin e fshatit Selemli janë kapur rreth 100 kg marijuhanë, ndërsa janë arrestuar dy persona.
“K.K. (28) – organizator i transportit dhe S.K. (24) nga fshati Selemli, të cilët në momentin e kryerjes së krimit u gjetën pranë një automjeti „Skoda”, ku ishte vendosur marihuana u përpoqën të iknin, por shpejt u kapën. Janë realizuar pesë bastisje në rajonin e Gjevgjelisë, gjatë të cilave u sekuestruan gjësende në lidhje me hetimin. Lidhur me hetimin, policia greke po vepron gjithashtu në mënyrë që të sqarojë rastin me këtë kanal të trafikut të drogës”, tha Angelovski