Bruksel, RMV-ja ka përmbushur kushtet, pengesë Bullgaria

Maqedonia e Veriut ka prezantuar një sërë reformash të integrimit evropian që përshëndeten nga të gjitha grupimet e Parlamentit Evropian. Ritmi i reformave konsiderohet se është qëndrueshëm dhe prandaj RMV-ja merr një mbështetje lidhur me reformat për shtetin ligjor, reformat për të drejtat themelore dhe drejtësinë.

Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Evropian ka mbështetur mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Tiranën dhe Shkupin pa shtyrje të mëtejshme kur të jenë përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli Europian në muajin Mars të vitit të kaluar.Por, sic njofton kolegia Erisa Zykaj nga Brukseli, Ka një ndryshim të dallueshëm dhe një nuancë të theksuar për Maqedoninë e Veriut.

Krahas që është për krahur Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja e Fqinjësisë me Bullgarinë si edhe është përshëndetur dialogu politik në vend, janë shprehur edhe shqetësime.

Madje grupimet politike, sipas gazetares Erisa Zykaj, konsiderojnë se që nga Vitit 2019, RMV-ja është mbajtur padrejtësisht larg hapjes së negociatave të anëtarësimit dhe kjo ka ndikuar në destabilizimin politik të vendit. Ato I bëjnë thirrje Këshillit të BE-së, që të hap sa më shpejtë negociatat me RMV-në duke thënë se Shkupi ka dhënë edhe prova tjera të forcimit dhe pjekurisë së demokracisë së saj.