Qeveria i tha “po” konceptit të ri në arsim

Qeveria në seancën e sotme ka dhënë mbështetje të plotë dhe ka miratuar Konceptin për arsim fillor ku në përpilimin e saj janë përfshirë të gjitha palët e prekura, është dëgjuar dhe janë pranuar mendime profesionale nga ekspertë, profesorë universitarë, përfaqësues të ASHAM-it, mësimdhënës dhe organizata qytetare dhe ndërkombëtare.

Siç ka bërë të ditur Pres shërbimi qeveritar, në përpilimin e dokumentit nga fillimi aktivisht ka qenë e përfshirë edhe SASHK-u, ndërsa janë mbajtur edhe takime konsultative me palët e prekura dhe debat i gjerë publik në Kuvend.

Me mendimet e miratuara profesionale, Koncepti për arsimin fillor në fokus ka vendosur nxënësit dhe të drejtën e tyre për arsim cilësor.

Koncepti është në interes të fëmijëve dhe në drejtim të krijimit të qytetarëve të edukuar dhe të përgjegjshëm, të edukuar në frymën e vlerave qytetare dhe demokratike të shoqërisë që është edhe postulat kryesor i Konventës së të drejtave të fëmijëve në OKB, qëndron në kumtesë.

Më tej theksohet se vend të posaçëm në Konceptin e arsimit fillor ka edhe zhvillimi i vazhdueshëm profesional i mësimdhënësve në përfitimin dhe transmetimin e njohjeve të reja për aspektin praktik të punës sipas standardeve për cilësi të procesit edukativ- arsimor konform me trendët evropiane.