Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme e ka miratuar Planin për Luftë Kundër Korrupsionit, për realizimin e të cilit në konferencë për shtyp në detaje folën kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri Lupço Nikollovski. Plani Kundër Korrupsionit përmban një sërë masash dhe aktivitetesh, për përgatitje janë bërë konsultime me Transparency International, Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit dhe institucione tjera dhe organizata joqevetitare.
Një ndër masat më të rëndësishme që e përmendi kryeministri Zoran Zaev do të jetë digjitalizimi i librave që i menaxhon Drejtoria për Menaxhim me librat Amë. Për nxjerrjen e dokumenteve nga kjo drejtori, qytetarët do të munden të aplikojnë në mënyrë elektronike dhe t’i marrin këto dokumente, a së shpejti do të shfuqizohet edhe procedura për nxjerrjen e dokumenteve të ndryshme dhe certifikatave të lindjes. Në funksion do të vendoset Regjistri Qendror i Popullsisë, me çka do të kërkohet vetëm një certifikatë nga ky regjistër, i cili do të jetë dokumenti i vetëm për qytetarët.
Në vend të dorëzimit të fotokopjeve nga letërnjoftimet ose certifikatat nga librat amë, institucionet nëpërmjet Regjistrit Qendror të Popullsisë do të munden t’i kontrollojnë ato të dhëna që ju duhen për qytetarët, deklaroi Nikollovski.
Përndryshe, nëpërmjet disa hulumtimeve, në kuadër të projektit Rritja e Pjesëmarrjes së Qytetarëve në Agjendën Digjitale – ICEDA, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis në periudhën e kaluar kemi shkruar për këtë problem. Nëpërmjet storjes hulumtuese të Portalb.mk, të muajit të kaluar, treguam rrugën e dy të rinjve për marrjen e certifikatës së kurorëzimit dhe sfidat që u përballën ky çift nga Shkupi, në mungesë të digjitalizimit. Në nëntor të vitit ë kaluar, publikuam hulumtimin prej katër pjesëve në lidhje me vështirësitë e qytetarëve që hasin gjatë (mos)nxjerrjes së dokumenteve me një klikim në internet, përfshirë edhe në Drejtorinë për Menaxhim me Librat Amë.