Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka arritur në mbi 115 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
“Gjithsej 115 034 561 raste me COVID-19 janë regjistruar deri më tani në mbarë botën”, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 29 314 254 raste deri më tani.
Pas SHBA-së renditen India me 11 124 527 raste, Brazili 10 589 608, Rusia 4 268 215, Britania e Madhe 4 182 009, Franca me 3 760 671, Spanja 3 204 531, Italia 2 938 371, Turqia 2 711 479, Gjermania 2 455 569, Kolumbia 2 255 260, Argjentina me 2 112 023, Meksika 2 089 281, Polonia me 1 711 772, Irani 1 639 679, Afrika e Jugut 1 513 959, Ukraina 1 357 470, Indonezia me 1 341 314, Peruja 1 332 939, Çekia 1 252 242 dhe Holanda me 1 092 452 raste.
Për shkak të COVID-19 në të gjithë botën, kanë humbur jetën 2 551 380 persona, janë shëruar 90 758 900 persona të prekur nga koronavirusi ndërsa ende 21 724 281 persona vazhdojnë trajtimin.