“Erdhi koha”, Ahmeti fton diasporën të regjistrohet

“Erdhi koha e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut”, kështu e ka nisur thirrjen ndaj diasporës lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Ka vlerësuar se në procesin e regjistrimit duhet të angazhohen të gjithë.

“Të angazhohemi të gjithë, pa përjashtim dhe pa dallime, për një proces të suksesshëm të regjistrimit. Nga nesër, më 1 mars e deri më 31 mars, diaspora mund të vet regjistrohet në këtë adresë: https://census.stat.gov.mk/. Më pastaj, në periudhën nga 1 prilli e deri më 21 prill, fillon regjistrimi në vend ku regjistrojmë vetën, familjen dhe të gjithë familjarët në diasporë duke patur në dispozicion vetëm numrin amë të anëtarit të familjes.#regjistrimi2021“, shkruan në thirrjen e Ahmetit.

Ndërkaq prej sot, fillon faza e parë e regjistrimit të popullsisë. E para do të regjistrohet diaspora, të punësuarit në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore dhe familjet e tyre, pjesëtarët e armatës jashtë vendit, të burgosurit dhe të pastrehët.