Pasaporta e gjelbër COVID-19 do të jetë një propozim legjislativ, nuk do të jetë fakultative, por do të ketë vlerën e një instrumenti ligjor të bazuar në traktatet për lëvizjen e lirë.
“Sapo t’u paraqitet krerëve europianë, mbi bazën e kësaj do të ndërmerren hapat për të organizuar lëvizjen aktuale”, tha zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Margaritis Schinas, në konferencën për shtyp në fund të Këshillit të Ministrave të Shëndetësisë të BE-së.
Propozimi pritet të shqyrtohet nga udhëheqësit europianë në samitin e 25 marsit.