
Ka ndërruar jetë në moshë të re kryetari i ansamblit “Shpresa” e Veleshtës, Bekim Vinca.
I ndjeri kishte një rrugëtim të suksesshëm prej shumë vitesh si artist dhe drejtues i ansamblit “Shpresa” dhe një nga kontribuesit kryesor i festivalit tradicional “Këngë Jeho”, që mbahet gjatë stinës së verës në Strugë.