
Vazhdon seria e rezultateve pozitive për FC Struga Trim Lum. Sapo ka përfunduar takimi në Strumicë, ku struganët me rezultat 1 me 2 mposhtën Bellasicën.
Golat për Strugën u shënuan nga Marjan Altiparmakovski dhe Nijas Lena, ndërsa për Bellasicën golin e vetëm e shënoi Antonio Kalanoski.
Ndeshjen e radhës Struga si vendase do të përballet me Pelisterin. /StrugaPost