Fillon qarkullimi i pagesave në Postën e RMV-së

Nga një marsi fillon funksionimi qarkullimit të pagesës në SHA Posta e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes së cilës qytetarët do të munden sërish t’i paguajnë faturat e tyre dhe të kryejnë pagesa të tjera me para në dorë.
Në pajtim me marrëveshjen midis Postën Kombëtare dhe Halkbankës SHA Shkup, e cila u zgjodh bankë që përmes së cilës do të zhvillohet qarkullimi i pagesave në Postë, Halbanka bëri të ditur se e kanë përmbushur detyrimin e tyre sipas të cilit deri më 1 mars duhej ta implementojë sistemin për pagesë për Postën e Maqedonisë.

Qarkullimi i pagesave në javën e parë do të jetë në dispozicion në shumë filiale të zgjedhura të Postës edhe atë: në Shkup 1 dhe Shkup 2, filialet në Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Ohër, Manastir, Prilep, Kavadar, Veles, Gjevgjeli, Strumicë, Shtip, Koçan dhe Kumanovë. Gjatë muajit mars shërbimi do të jetë në dispozicion në të gjitha njësitë e tjera të Postës. informojnë nga Halkbanka SHA Shkup.
Pagesa në para në dorë përmes sporteleve të Postës, theksojnë, do të jetë me provizione veçanërisht të volitshme. Gjegjësisht 35 denarë për pagesë të faturave dhe shpenzime të tjera të regjisë, derisa lartësia e provizioneve për pagesa ndaj institucioneve buxhetore është në varësi të vlerës e cila paguhet.
Duke pasur parasysh rrjetin e gjerë të ekspoziturave edhe atë në vende ku qytetarët nuk kanë pasur mundësi tjetër për kryerjen e transaksioneve nga qarkullimi i pagesës, nga Posta presin se ndërmarrja në një kohë shumë të shpejtë do të kthehet në pozicionin fillestar të cilin e kishte deri para disa muajve — ku zhvillohej 25 për qind e qarkullimit të përgjithshëm të pagesës në shtet, qëndron në kumtesë.
Sipas paralajmërimeve, së shpejti klientët e Halkbankës në sportelet e Postës do të mund të kryejnë edhe pagesa të drejtpërdrejta nga llogaritë e tyre, ndërsa do të mundësohen edhe shërbime të tjera bankare shtesë.
Mbi 870 të punësuar në Postë plotësisht apo pjesërisht kryejnë obligime të punës lidhur me sigurimin e shërbimeve të theksuara, ndërsa siç ishte publikuar në nënshkrimin e marrëveshjes, nga të ardhurat e përbashkëta të realizuara 71 për qind do të jetë për postën shtetërore, ndërsa 29 për qind për Halkbankën.
Qarkullimi i pagesës përmes Postës së RMV-së u ndërpre pas shpalljes së falimentimit të Bankës Eurostandard, e cila paraprakisht kishte marrëveshje për këtë destinim.