Sipas raportit javor të Institutit për Shëndet Publik, në periudhën prej 15 deri 21 shkurt të vitit 2021 janë testuar gjithsej 15.849 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2. Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rënie prej 2,8%.
Pozitive janë 2.320 raste, nga 33 qytete, me një rritje të numrit nga java e kaluar për 3,9%. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup (n=1.007; 43,4%), si dhe incidencë javore–163,0/100.000. Incdencë më e lartë javore është regjistruar në Kavadar- 409,0/100.000 banorë.
Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet (n=575, 24,8%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga 30-39 (n=445; 19,2%), 40-49 (n=442; 19,1%), 50-59 (n=413; 17,8%) dhe 20-29 (n=300; 12,9%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=38; 1,6%) dhe 10-19 vjet (n=107; 4,6%).
Sipas gjinisë janë regjistruar 1.168 (50,3%) femra dhe 1.152 (49,7%) meshkuj. Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 1.760 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak, që është 30,1% më pak se javën e kaluar.
Janë raportuar 70 raste të vdekjes nga 13 qytete, për 62,8% më pak se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 65 persona kanë qenë në moshë mbi 60 vjet, 5 në moshë nga 50-59 vjet./ALSAT