
Sot në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës së RMV-së në Shkup qëndroi për vizitë ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj ku u prit nga drejtori Ylber Sela i cili e njoftoi atë për punën dhe aktivitetet e shumta që bën ky institucion për zbatimin zyrtar të gjuhës shqipe.
Me këtë rast ambasadori Gjergj Dedaj, me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, drejtorit Ylber Sela i dorëzoi mirënjohje për mbështetjen, bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe kontributin e tij për çështjen e Kosovës, duke e falënderuar dhe duke i shprehur respekt të veçantë.