Qeveria ende nuk ka dorëzuar asnjë propozim-ligj në Kuvend në mënyrë që zbatimi i pakos së pestë të masave ekonomike të mund të fillojë. Megjithëse u paralajmërua se një pjesë nga 29 masat në këtë pako do të miratohen me dekrete dhe vendime, shumë prej tyre duhet të miratohen me ligje që së pari duhet të kalojnë nëpër procedurën parlamentare dhe të marrin dritën jeshile nga deputetët. Nga kabineti i zv/kryeministrit Fatmir Bytyqi nuk u përgjigjën se cilat nga masat do të duhet të shndërrohen në ligje për të hyrë në fuqi, por edhe pse ato nuk janë dërguar deri më tani në Kuvend. Nga ana tjetër, odat ekonomike reagojnë duke kërkuar zbatim më të shpejtë të masave, në mënyrë që të mos ndodhë skenari i njëjtë si në pakot e mëparshme, kur kompanitë kishin mezi dy ditë kohë për të aplikuar për disa nga masat.
Shumë kompani nuk mund ta realizojnë veprimtarinë sepse janë të mbyllura me vendim qeveritar dhe vazhdojnë të pësojnë dëme. Çdo vonesë me masat do t’ua vështirësojë punën dhe luftën për mbijetesë dhe kompanive të tilla lëshimi i pagave në mënyrë retroaktive nuk do t’u ndihmonte. Kemi vërejtje mbi pakon e pestë të masave buxhetore, mendojmë se është shumë e ulët krahasuar me pakon e mëparshme’ deklaroi Durim Zekiri – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.
Odat gjithashtu reagojnë ndaj procedurave që Qeveria ende nuk i thjeshton në mënyrë që kompanitë të mund më lehtë ta përdorin ndihmën nga shteti.
Procedurat për zbatimin e masave ekonomike për të mbështetur biznesin të përfshira në pakon e pestë të masave duhet të jenë të thjeshta dhe jo barrë shtesë për personat juridikë, duke prishur kështu potencialisht likuiditetin e brishtë të subjekteve afariste për të pasqyruar humbje shtesë të vendeve të punës’ pohoi Dragan Mitkovski – Lidhja e Odave Ekonomike.
Pakoja e fundit përmban 29 masa dhe me zbatimin e tyre, Qeveria shpreson që ekonomia të fillojë të rimëkëmbet. 160 milion euro janë dhënë për këtë pako, por tani për tani Qeveria ka vetëm 50 milion euro të fondeve buxhetore në dispozicion. Pjesa tjetër, nëse është e nevojshme, do të sigurohet me rishikim të buxhetit.