Edhe përskaj protestave nga hotelierët, Ministria e Shëndetësisë nuk do t’i ndryshojë masat për mbrojtje nga Covid-19 për restorantet e dasmave.
Në një përgjigje për TV21, ata kanë deklaruar se protokollet ndryshohen në bazë të mendimeve të profesionistëve, atëherë kur do të vlerësojnë se është momenti adekuat.
Tani për tani vlerësojnë se nuk është momenti i duhur.
“Të gjitha propozimet për ndryshim të protokolleve realizohen në bazë të mendimeve profesionale dhe gjatë periudhës që sipas tyre është i përshtatshëm, kjo me qëllim që të mbrohet shëndeti kolektiv i qytetarëve. Për momentin nuk ka ndryshim të protokolleve sa i takon objekteve hotelerike. Në rast të rekomandimeve të ardhshme apo ndryshim të protokolleve, publiku do të njoftohet me kohë”, thanë nga MSH-ja.
Nga ana tjetër, pronarët e restoranteve të dasmve, këngëtarë, parukiere dhe produksione që merren me organizimi e dasmave, kanë protestuar duke kërkuar ndryshimin e protokolleve dhe lejimin e tubimeve në objekte hotelerike.