
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 854 teste të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 129 kanë rezultuar pozitivë. Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 13 viktima për shkak të virusit vdekjeprurës. Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 342 pacientë. Deri më tani në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë kryer 503 565 teste për COCID-19. Numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi deri më tani është 99 408, ku 89 742 persona janë shëruar, ndërsa 3 076 kanë humbur jetën. Aktualisht numri total i rasteve aktive në vend është 6 590.