
Sapo ka përfunduar takimi ndërmjet FC Struga Trim Lum dhe Makedonija Gjorçe Petrov, me rezultat të barabartë 1 me 1.
Të parët në avantazh kaluan mysafirët, por Struga barazoi me golin e sulmuesit Marjan Altiparmakovski.
Struganët pas golit të barazimit tentuan të shënojnë përsëri, por nuk ja arritën dhe mjaftohen me një pikë nga kjo përballje.
Ndeshjen e radhës, FC Struga Trim Lum si mysafire do të përballet me Bellasicën.