Ka ndërruar jetë Pino Cacozza një nga arbëreshët më aktivë në jetën kulturore të këtij komuniteti si dhe promotor i vendosjes së lidhjeve kulturore me trungun shqiptar. Pino ishte poet, këngëtar, eseistë, autor këngësh mbledhës i folklorit arbëresh mbi të gjitha ishte një shqiptar i madh.
Pino Cacozza ishte një nga arbëreshët që kontriboi në vendosjen e lidhjeve ndërmjet Strugës dhe komunave arbëreshe në Kalabri përreth Shën Mitër Koronës.Pino Cacozza ishte pjesëmarrës edhe në festivalin Këngë Jeho duke prezantuar folklorin arbëresh. Profesor Xhemi Hajredini një nga struganët që e ka njohur dhe ka bashkëpunuar me arbëreshin e madh shkruan. “Sot humba një vëlla arbëresh. Humbëm të gjithë një atdhetar, një kantautor, një njeri fisnik. Nuk është më me ne Pino Cacozza. Që në mëngjes më erdhi një mesazh i trishtë nga miku im, Prof. Pino Liguori, i cili më shkruante: “Sot një ditë shumë e keqe. Zef (Pino) Kakoca nuk është më me ne.