Biden: Vini maskën pasi përbën një gjest patriotik

Vendose maskën, bëje për veten, për familjen tënde dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi veshja e saj përbën një gjest patriotik, deklaroi presidenti amerikan, Joe Biden. Këtë deklaratë Biden e bëri gjatë një vizite në një fabrikë të Pfizer në Michigan, raporton ATSh.

“Kjo administratë drejtohet nga shkenca sepse nuk ka asnjë mur për t’u mbajtur kundër pandemisë”, shtoi ai.

“Paraardhësi im, Donald Trump, nuk urdhëroi numrin e duhur të vaksinave”, shtoi ai.